Europol paralajmëron për kërcënimet serioze terroriste

Europol paralajmëron për kërcënimet serioze terroriste

Sulmet ndaj revistës satirike franceze “Charlie Hebdo”, në janar të vitit 2015 shënuan një tranzicion të një strategjie më të gjerë të terrorizmit xhihadist, në veçanti i ashtuquajturi Shteti Islamik, frikësoi  vendet perëndimore nga sulmet e njëpasnjëshme terroriste që bëri në të gjithë Evropën, thuhet në një deklaratë të Europolit, transmeton lajmi.net.

Zyra e Policisë Evropiane thekson se rritja potenciale e rrezikut terrorist vije nga kthimi i një numri të madh të xhihadistëve nga zona e konfliktit dhe kjo kërkon vigjilencën e të gjithë aktorëve të përfshirë.

Siç duhet me tej, për herë të parë në BE është arritur konsensus në kontekstin e politikës anti-terroriste që kërkon gurthemelin për bashkëpunim në nivel të BE-së për të mbështetur përpjekjet kombëtare anti-terroriste.

Agjencia e Policisë Evropian thekson, se shkëmbimi i informacionit në luftën kundër terrorizmit, nga të gjitha vendet evropiane dhe Europol-it, në fund të vitit 2016 ishte në nivel shumë të lartë.

Komisioneri i Sigurimit të Bashkimit Evropian. Julian King tha se prioritet thelbësor në luftën kundër terrorizmit në vitin 2017 do të jetë përmirësimi i shkëmbimit të informacioneve dhe të dhënave.

Në deklaratë thuhet se Europol ka mbështetur 127 operacione anti-terroriste në vitin 2016, duke përfshirë edhe sulmin e fundit në Berlin, kjo tregon se Europoli ishte gati 50 për qind më shumë aktiv se në vitin 2015, të kryera 86 hetime. /Lajmi.net/

Shpërndaje në: