Sulmi ndaj gruas së zëvendësministrit Dukagjin Pupovci, Policia jep detaje
Një prind i një studenti dyshohet se ka sulmuar fizikisht profesoreshën e këtij fakulteti, Hatixhe Latifi Pupovci, sot rreth orës 14:30 në Fakultetin e Mjekësisë.
Ngjarja është raportuar edhe në Polici nga sigurimi i Fakultetit të Mjekësisë, të cilët kanë kontaktuar me viktimën, kanë siguruar provat materiale dhe kanë marrë deklaratat e dëshmitarëve okularë.
Në lidhje me këtë, Periskopi ka kontakuar me Policinë e Kosovës të cilët e konfirmuan rastin.
Sipas Policisë, profesoresha e këtij fakulteti, Hatixhe Latifi Pupovci, ka pësuar një person ( femër) , e cila është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
”Sot rreth orës 14 :30, kemi marrë informatën se në Fakultetin e Mjekësisë, në Prishtinë, një person është sulmuar fizikisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast, lëndime trupore ka pësuar një person ( femër) , e cila është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Me rastin po merren njësitet përkatëse”, thuhet në përgjigjen e policisë për Periskopin.
Rrahet gruaja e zëvendësministrit Dukagjin Pupovci



