Rrahet gruaja e zëvendësministrit Dukagjin Pupovci

Rrahet gruaja e zëvendësministrit Dukagjin Pupovci

Një prind i një studenti dyshohet se ka sulmuar fizikisht profesoreshën e këtij fakulteti, Hatixhe Latifi Pupovci, sot rreth orës 14:30 në Fakultetin e Mjekësisë.

Sipas ‘Gazetës Sinjali’, ngjarja në Fakultetin e Mjekësisë, për motiv kishte mosmarrëveshjen profesor – student, me ç’rast prindi i studentit, në shenjë pakënaqësie lidhur me ankesat e djalit të tij, dyshohet se ka grushtuar profesoreshën dhe e ka sulmuar me mjet të fortë (gotë qelqi).

Ngjarja është raportuar edhe në Polici nga sigurimi i Fakultetit të Mjekësisë, të cilët kanë kontaktuar me viktimën, kanë siguruar provat materiale dhe kanë marrëa deklaratat e dëshmitarëve okularë.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili është në pritje të rezultatit preliminar të hetimit në mënyrë që të vendos për masën e sigurisë për personin e dyshuar.

Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar si ‘Sulm ndaj personit zyrtar’.

Sinjali mëson se si pasojë e lëndimeve trupore dhe traumës së përjetuar, profesoreshës Pupovci fillimisht i është dhënë ndihma e parë mjekësore në vendin e ngjarjes, për t’u transferuar më pas në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shpërndaje në: