Stoltenberg: Nuk është vonë që Ukraina të fitojë luftën
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha të hënën se “nuk ishte shumë vonë” që Ukraina të fitonte luftën.
Ai ra dakord me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy se Kievit i duhen më shumë armë, ndërsa forcat ruse përparojnë.
“Ukraina është pushtuar prej muajsh, e detyruar të racionojë municionet e saj… Por nuk është vonë që Ukraina të mbizotërojë”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s në një konferencë për shtyp me Zelensky, raporton Agence France-Presse (AFP).
Ai tha se vonesat disamujore në ndihmën ushtarake të SHBA-së për Ukrainën kishin “pasoja serioze në fushën e betejës”.
Stoltenberg tha se “më shumë mbështetje është në rrugë e sipër”, shkruan The Guardian.
“Aleatët tanë po shohin se çfarë mund të bëjnë më shumë dhe pres njoftime të reja së shpejti. Kështu që ne po punojmë shumë për të përmbushur nevojat urgjente të Ukrainës”, premtoi ai.