Pse Franca i shiti aeroplanë luftarakë Serbisë? Përgjigjen e jep ambasadori francez në Kosovë
Ambasadori francez, Oliver Guerot ka thënë se Franca ka pajisur Serbinë me aeroplanë luftarakë “Rafale”, për faktin se do që ajo të tkurret nga varësia e pajisjeve ushtarake nga Rusia.
“Është një marrëveshje potenciale, për njohurinë time nuk është marrëveshje zyrtare. Kemi diskutuar me Serbinë për vite me radhë për mbrojtjen, i kemi shitur aeroplanë të ngjashëm edhe Kroacisë. Megjithatë çështja e këtyre diskutimeve më Serbinë është që të tkurret varësia e tyre nga pajisjet ushtarake nga Rusia, pra për t’i përafruar me Evropën”, tha Guerot, në Klan Kosova.
“Unë besoj që me pajisjet vijnë edhe shumë kontakte dhe ka një lloj leverazhi, siç e thashë për ta ankuruar Serbinë duke tkurrur varësinë nga Rusia”.
“Kërcënimet për siguri i kemi edhe ne në Francë si ju këtu”.