Zëvendësja e Kurtit vallëzon, punëtorët protestojnë – Ish ministri i Punës: Qeveria premtoi, t’i marr seriozisht kërkesat e punëtorëve
1 Maji u prit me kërkesa e pakënaqësi të mëdhaja nga sindikatat në Kosovë, shkruan Periskopi.
Punëtorë të sektorit publikë e privat me kërkesa të qarta protestuan sot para derës së Qeverisë.
Ndryshe prej punëtorëve, zëvendësja e kryeministrit Albin Kurtit ka zgjedhur që në këtë ditë të festoj.
E thirrjet e tyre, ish ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica thotë që Qeveria duhet të i mar seriozisht.
Ai në një prononcim për Periskopin ka thënë që Qeveria pavarësisht premtimeve që i ka bërë, punëtorët po vazhdojnë të përballen me kushte jo të mira.
“Pavarësisht premtimit të qeverisë për një trajtim dinjitoz të punëtorëve dhe për rritjen e sigurisë dhe shëndetit në vendet e punës, shumë punëtorë në Kosovë vazhdojnë të përballen me kushte të vështira dhe të rrezikshme të punës. Rastet e shkeljeve të të drejtave të punëtorëve dhe mungesa e mekanizmave efektivë të mbikëqyrjes dhe ndëshkimit janë të shpeshta, duke treguar një hendek të thellë mes legjislacionit dhe zbatimit të tij në praktikë”, u shpreh ai për Periskopin.
Se ka mungesë të vullnetit të Qeverisë së Kurtit për nevojat e punëtorëve të sektorit privat, e thotë edhe ish ministri Reçica.
Ai në një prononcim për Periskopin ka thënë që qasja e Qeverisë Kurti ndaj kërkesave të punëtorëve, rrezikon ekonominë e vendit.
“Për punëtorët në sektorin privat, vëmendja e pamjaftueshme e qeverisë ndaj nevojave të tyre sjell në pah një neglizhencë të qartë për të adresuar sfidat me të cilat ballafaqohen një pjesë kryesore e forcës punëtore në vend. Kjo mungesë e veprimeve konkrete dhe të qëndrueshme për të përmirësuar kushtet e punës rrezikon jo vetëm mirëqenien e punëtorëve, por rrezikon edhe stabilitetin ekonomik të vendit. Në një kohë kur punëtorët duhet të mbështeten maksimalisht për të garantuar një rimëkëmbje dhe rritje të qëndrueshme, kjo qasje e qeverisë shfaq një mospërfillje të rëndë për kontributin dhe mirëqenien e tyre”, thotë ai për Periskopin.
Ai ka apeluar nga Qeveria që të realizojë kërkesat e tyre, ndryshe ka paralajmëruar veprime të tjera sindikale.
“Kemi bërë shumë angazhime dhe kemi pasur gatishmëri që kërkesat legjitime të anëtarësisë dhe pensionistëve t’i bashkëbisedojmë me qeverinë dhe të angazhohemi bashkërisht për realizimin e tyre, por qeveria vazhdon ti ik dialogut dhe parandaj duke respektuar zërin e anëtarësisë jemi këtu në këtë protestë”, ka thënë Jashari.
E Jusuf Azemi nga Sindikata e Punëtoreve të Sektorit Privat, ka thënë se kjo sindikatë i adreson kërkesat e tyre çdo ditë, mirëpo nuk ka ende asnjë zgjidhje.
Ai kritikoi kryeministrin Albin Kurti se para ardhjes në pushtet u kishte premtuar shumë zgjidhje punëtorëve.
Edhe Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në Ditën Ndërkombëtare e Punëtorëve ka thënë se për punëtorët, nga qeveria kërkojnë respekt dhe dinjitet.
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve që shënohet çdo 1 maj, punëtorët në Kosovë i gjen me pagë mesatare prej 520 eurosh dhe me minimalen që sillet nga 130 deri në 170 euro./Periskopi
“Kërkojmë të ngritet vlera e koeficientit”-Fillon protesta e SBAShK-ut me rastin e 1 Majit