“Garda e vjetër” e vajzave: Të fusim në sherr “bjonden” me “blunë”
“T’i fusim në sherr bjonden me blunë, se bjonjda ja fut blusë. Kapemi nesër me to për punët e shtëpisë. Kjo (Kleodiana) ka për ta ngrënë dhe do të plasi keq pastaj”, propozon Armela.
“Të nxjerrim keq bjonden në gjithë këtë”, plotëson Sidrita.
Armela është dakort me propozimin dhe shton se “Bluja” është copë-copë.
“E ka fjalorin bosh fare””, thotë ajo. “Janë fushë fare”, thotë Sidrita.
Xheni shfaqet më e stepur në zbatimin e planit, por u thotë vajzave se Kleodiana është mërzitur që ditën e parë të qëndrimit dhe se e ka vënë re këtë gjë.



