Një çift i ri në Big Brother, shpërthejnë në puthje (Foto)

Një çift i ri në Big Brother, shpërthejnë në puthje (Foto)

 

Armela e ka ngacmuar Ervinin, duke i thënë se e ka mendjen vetëm te Sidrita, ndërsa shton se i bëhet qejfi se e ka shoqe: “Nuk bëhem xheloze, por nuk qenkan të gjithë kaq të guximshëm sa ty”.

Sidrita është vënë pak në siklet nga prania e Ervinit, i cili fillimisht i ka dhënë një puthje në ballë dhe më pas nuk ka vonuar edhe një puthje në buzë mes të dyve.

Pas puthjes së parë që ishte pak e sikletshme për të dy, Sidrita dhe Ervini nuk janë ndalur më. Për një kohë të gjatë, ata u veçuan nga të tjerët duke i dhuruan një “lumë” puthjesh njëri-tjetrit.

Ndërkohë më pas, me ta bashkohet edhe një “çift tjetër”, Xheni dhe Benardi, të cilët edhe pse ia kanë shprehur njëri tjetrit pëlqimin kanë hezituar të bëjnë hapa më tej drejt një lidhje. /TCH

Shpërndaje në: