Xhavit Jashari thotë se lagjja Jashari ishte në varrim dhe për ngushëllim te familja Thaçit

Xhavit Jashari thotë se lagjja Jashari ishte në varrim dhe për ngushëllim te familja Thaçit

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmoreve, Xhavit Jashari, ka bërë me dije se lagjja Jashari nga Prekazi ka qenë në varrim dhe në të pame te familja Thaçi me rastin e vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai ka tregua se kjo lagje ka qenë në të gjitha ceremonitë që janë mbajtur për këtë rast, transmeton Periskopi.

Në profilin e tij në “Facebook”, Jashari ka shkruar se i ndjeri ka vepruar dhe luftuar për atdheun.

“Lagja Jashar ishte ne homazh,si dhe ne Varrimin e Babajt të Presidenti Hashim Thaçit ! Po ashtu të organizuar si kurr me par ishim edhe per ngushëllime ne FamiljenThaqi .Baca Hagji Thaqi, të qoftë i lehtë dheu i Atdheut për të cilën punove, veprove dhe luftove. Lavdi jetës dhe veprës tuaj në sherbim te lirisë së Atdheut!”, ka shkruar Jashari.

Shpërndaje në: