Vrasja në Prishtinë, Xuxi: Kam qenë në tavolinë me personin e plagosur

Vrasja në Prishtinë, Xuxi: Kam qenë në tavolinë me personin e plagosur

Mbrëmjen e 25 marsit, Naser Gashi dhe Miftar Miftari u qëlluan me armë zjarri në lagjen 4 Llullat në Prishtinë, transmeton Periskopi.

Pas mbërritjes në QKUK, Naser Gashi ka ndërruar jetë, ndërsa Miftar Miftari ka mbetur i plagosur.

Në lokalin ku ndodhi ngjarja, kishte edhe disa persona të tjerë, përfshirë Xuxin, këngëtar dhe personazh i njohur nga BBVK.

Ai tha se ishte në tavolinë me një nga të plagosurit.

“Njëri është plagosur në tavolinën ku kam qenë unë, ndërsa tjetri më duket se u ngritë në këmbë të ikte dhe e ka marrë plumbin”, tha Xuxi.

“Njani është plagos në tavolinën ku kam qenë unë tjetri më duket kur ka hy jon çu në kam me ikë edhe plumbi e ka rrok. Askush aty s’dinte se dikush ka bela a naj mosmarrëveshje, unë nuk di ma tepër se qysh e tek ka ndodhë policia i ka ato punë për t’i zbardhur. Falënderoj të gjithë ata që kanë treguar kujdes të veçantë ndaj meje atë natë derisa jashtë kam qenë duke biseduar me policinë dikush prej shtëpive përreth ka xhiru edhe u ndi tu thanë Xux a je mirë edhe kaq ka mjaftu”.

“Kur kom dal me u ngjit shkallëve nalt, njo 7-8 shkallë jam drejtu në drejtim të Dodonës s ‘kam vrapu se skam pas fuqi me vrapu prej stresit prej shqetësimit e panikut por kom ec ma shpejtë dhe e di se kanë dalë kojshitë çka u bë cka u bë s’kom mujt me u përgjigj. Kom mbrri te një mekanik jom ndal aty un smujsha me u mbush frymë smujsha me ardhë deri te fjala prej frymëmarrjes prej shqetësimit”, shtoi ai.

Shpërndaje në: