Dikur ishte refugjat, “Forbes” liston Samir Manen si miliarderin e 2356-të në botë

Dikur ishte refugjat, “Forbes” liston Samir Manen si miliarderin e 2356-të në botë

Biznesmeni shqiptar Samir Mane është bërë pjesë e listës së miliarderëve të botës.

Revista e njohur amerikane “Forbes” sot për herë të parë në listëve e më të pasur të botës ka përfshirë një shqiptar.

Në artikullin e saj, revista ka bërë me dije se Mane është miliarderi i 2356 në botë.

Samir Mane është themeluesi dhe presidenti i Grupit “BALFIN”.

Sipas revistës, “BALFIN” ka në pronësi qendra tregtare, dyqane elektronike dhe lodrash në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, kompania në fjalë ka një bankë në Shqipëri.

Në artikullin e saj, revista amerikane tregon edhe për historinë e biznesmenit shqiptar.

Sipas revistës, Mane është larguar nga Shqipëria për shkak të regjimit komunist në vitin 1991.

Pas largimit nga Shqipëria, ai u vendos në Austri si refugjat, kurse në vitin 1993 ai ka filluar të shiste pajisje shtëpiake në vendin e tij.

Më pas, Mane ka hapur kompaninë “Neptun”, e cila është një zinxhir dyqanesh elektronike.

Biznesmeni Mane u kthye në Shqipëri në vitin 2005 për të hapur qendrën e parë tregtare në vend.

Në artikull specifikohet se kompania BALFIN ka pasuri të paluajtshme në SHBA, Kanada dhe Austri, si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri./Periskopi/

Shpërndaje në: