Rasti tragjik në Veternik/ Policia arreston një person

Rasti tragjik në Veternik/ Policia arreston një person

Një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e rrëshqitjes së dheut dje në Veternik të Prishtinës.

Viktima është mashkull rreth 40 vjeç.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se një person rast është arrestuar.

Pas intervistimit të të dyshuarit, ai është dërguar në mbajtje.

Rr. Gjilani, Prishtinë / 05.04.2025 – 12:00. Është raportuar se gjatë punimeve te një objekt në ndërtim është shembur dheu dhe i ka nxënë dy persona meshkuj kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe urgjenca të cilët kanë arritur që ti nxjerrin personat nga gropa ku ju është ofruar tretman mjekësor, mirëpo njëri nga personat nuk ka arritur që tu mbijetojë plagëve dhe nga stafi mjekësor është konstatuar vdekja e tij, ndërsa personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është arrestuar një mashkull kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Punëtori që vdiq është Fatlum Haradini.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët, të cilët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e më të dashurit të tyre.

“Me pikëllim të madh, ju njoftojmë se sot, pas një aksidenti në punë, ka ndërruar jetë më i dashuri ynë, Fatlum Xh. Haradini,” thuhet në njoftimin e familjes.

Detajet lidhur me ditën dhe orën e varrimit do të bëhen të ditura në vijim./Periskopi/

Shpërndaje në: