“Përçarës, s’lëkundemi…”: Përfaqësuesit e LDK-së as ftesën e Kurtit për takim nuk e mirëpresin

“Përçarës, s’lëkundemi…”: Përfaqësuesit e LDK-së as ftesën e Kurtit për takim nuk e mirëpresin

Koalicion hiç se hiç, por as mundësinë për takim me sa duket nuk po dëshirojnë me ia dhënë, Albin Kurtit të Vetëvendosjes, cili po mundohet me mbledh vota për pushtet, raporton Periskopi.

Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kanë refuzuar kategorikisht pas ftesës që lideri i VV-së ua bëri.

Ishte nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, i cili konfirmoi se i mbajnë të njëjtat qëndrime rreth koalicionit të mundshëm me Vetëvendosjen, edhe pas ftesës për takim që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i bëri kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Haziri theksoi në emisionin “DPT te Fidani” se qëndrimi i LDK-së ishte bërë i ditur që para dy javësh dhe mbetet i pandryshuar.

“Ne kemi thënë jo. Ne e kemi thënë para dy javësh. Qëndrimi i LDK-së nuk ka ndryshuar”, tha ai.

Edhe Doarsa Kica-Xhelili ka shkruar i është përgjigjur duke thënë se Kurti i ka përçarë shqiptarët për katër vjet mandate dhe se ai që i ka përçarë nuk mund t’i bashkojë as për krizë e as për paqe.

“Katër vite, kryeministri në detyrë i ka shërbyer përçarjes politike ndërshqiptare.

VV është rast tipik i një partie që ngritet vetëm mbi ndasi, e prandaj s’mbijeton dot pa gjetur fajtorë të jashtëm.

Kurtit për 4 vite, nuk i konvenoi asnjë politikan opozitarë shqiptarë. E tani, kur iu mbyll dera nga forcat më të mëdha politike shqiptare, ai po mundohet ta fshehë izolimin e vet politik pas tymnajës së akuzave për ndikime të jashtme. Herë ja zëmë rrugën ne, herë KQZ, herë PZAP… e akoma më shpesh vet rendi kushtetues”, u shpreh ndër të tjera ajo.

Menjëherë pas këtyre reagoi edhe Jehona Lushaku-Sadriu qe u zgjodh deputete nga rradhët e LDK-së.

Lushaku-Sadriu ka thënë se Kurti po provon t’i përçaj e etiketoj deputetët që nuk e votojnë atë për Kryeministër.

“Albin Kurti ka dëshmuar se ishte përçarësi më i madh politik në hapësirën mbarëshqiptare. Qasja e tij arrogante dhe përjashtuese ka dëmtuar komunikimet normale politike ndërpartiake në vend.

Tani, kur si parti fituese nuk arrinë të konsolidojë shumicën dhe kur edhe komunitetet jo-shumicë kanë ndalur bashkëpunimin, Albin Kurti përsëri zgjodhi të akuzojë partitë opozitare pse, sipas tij, nuk e ndaluan ndikimin serb në politikën e vendit”, deklaroi ajo.

Ndërsa Berat Rukiqi e ka shpjeguar në tri akte, përçarjen që ka bërë Kurti me partitë shqiptare.

Njërsa ndër to sipas Rukiqit, thotë se Kurti po tenton me bë pazare dhe me i harru të tjera.

“Përçarësi në tri akte

Akti 1: Ju jeni hajvanë, hajna, tradhtarë, bashkëpunëtor të Serbisë

Akti 2: Krijo mjegull si pasojë e rezultatit fatal politik padzgjedhor: dështimit për të gjetur një partner të vetëm për qeverisje dhe shpërfaqjes së varësisë nga deputetë, që nuk kontrollohen në Kosovë

Akti 3: Hajde takohemi dhe bëjmë pazare. Po i harrojmë të gjitha. Me rëndësi pushteti.

Ky është Albin Kurti: Epitomë e jokonsistencës, mashtrimit, gënjeshtres dhe përçarjes ndër-shqiptare”, u shpreh Rukiqi.

Ndryshe, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca do të takojë sot (e martë) kryetarët e partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvend, për të nisur përgatitjet për seancën konstituive të legjislaturës së re, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Takimi për legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës do të mbahet në orën 12:00.

Presidentja Vjosa Osmani e ka caktuar 15 prillin si datë për konstituimin e Kuvendit./Periskopi

 

Takim me Limajn, tash ftoi Abdixhikun: A po i “han” prej zori fjalët Albin Kurti?

Takim me Limajn, tash ftoi Abdixhikun: A po i “han” prej zori fjalët Albin Kurti?

1’shi dhe 2’shi i VV’së në ofensivë totale – Shkak sikleti i numrave për Qeverinë

 

Shpërndaje në: