Reagon KB Peja: Jemi sulmuar gjatë hyrjes në zhveshtore
Ka eskaluar situata tek ndeshja Golden Eagle Ylli – Peja.
Disa tifozë të skuadrës vendase dhe disa persona poshtë tribunës kanë sulmuar lojtarët e Pejës, raporton Periskopi.
Skuadra dukagjinase ka reaguar pas kësaj ngjarje:
“Ndeshja ndërpritet pas sharjeve dhe hudhjeve të vazhdueshme nga tifozeria vendase.
Poashtu edhe është sulmuar skuadra jonë gjatë hyrjes në zhveshtore”, thuhet në reagim.
Eskalon situata në përleshje fizike, tifozët e Golden Eagle Ylli sulmojnë basketbollistët e Pejës



