Momenti kur basketbollistët pejanë sulmohen fizikisht nga tifozët e Yllit (Video)
Në një incident të rëndë gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Trepçës dhe Pejës në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, tifozët vendas sulmuan fizikisht lojtarët e Pejës.
Incidenti ndodhi pasi tifozët e Trepçës hynë në palestër dhe sulmuan basketbollistët mysafirë, duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes me rezultatin 38:52 në favor të Pejës, përcjell Periskopi.
Policia ndërhyri për të qetësuar situatën dhe për të larguar tifozët nga palestra, duke mundësuar vazhdimin e ndeshjes pas zbrazjes së një pjese të tifozëve.
Ky incident është një tjetër në serinë e ngjarjeve të dhunshme që kanë ndodhur kohët e fundit në basketbollin kosovar, duke ngritur shqetësime për sigurinë e lojtarëve dhe integritetin e garave sportive në vend.



