Dënohet me burg Natasha Kumaraku dhe i biri, shfrytëzonin 10-vjeçarin për përfitime në “TikTok”

Dënohet me burg Natasha Kumaraku dhe i biri, shfrytëzonin 10-vjeçarin për përfitime në “TikTok”

Ngjarja e bujshme,që tronditi mbarë opinionin publik, pasi gjyshja dhe babai shfrytëzonin për muaj me radhë nipin 10-vjeç në Tik-Tok, duke përfituar vlera monetare, ka marrë fund ligjërisht sot në Gjykatën e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat, raporton Express, transmeton Periskopi.

Gjykata e Beratit ka dënuar sot me 3 vite e 6 muaj burg babain Armando Kumaraku dhe me 2 vjet e 3 muaj burg gjyshen Natasha Rombula.Këtij vendimi, gjyqtarja Lumturi Zhupa i ka shtuar edhe dënimin plotësues të kërkuar nga organi i akuzës duke i hequr shtetasit Armando Kumaraku të drejtën e prindërimit mbi djalin e tij 10-vjeç./Periskopi/

Shpërndaje në: