Zvicra shihet si vendi më i mirë për çiftet e martuara

Zvicra shihet si vendi më i mirë për çiftet e martuara

Kjo është gjetja e një raporti të fundit të kryer nga një kompani australiane, Compare the Market, e cila e bazoi sondazhin në faktorë të tillë si normat e martesës dhe divorcit, si dhe jetëgjatësia në secilin nga 30 vendet e studiuara, përcjell albinfo.ch, transmeton Periskopi.Periskopi.

Hulumtimi zbuloi se Zvicra është “më e mira në përgjithësi” për të martuarit.

Jetëgjatësia e çifteve zvicerane është më e larta në Evropë me 83.5 vjet dhe vendi renditet i gjashti në botë për nivelet e lumturisë, raportoi studimi.

“Ajo renditet gjithashtu në 10 vendet më të mira evropiane për shkallën e martesave. Të gjitha këto rezultate të forta në kategori të shumta madje e bëjnë Zvicrën vendin më të mirë të gjithanshëm për çifte të lumtura.”

Nuk është përfshirë shumë shkencë aktuale në hulumtim, por megjithatë është mirë të dihet./Periskopi/

Shpërndaje në: