Carlo Ancelotti pritet të largohet nga klubi në fund të muajit pas finales së Copa del Rey ndaj Barcelonës

Carlo Ancelotti pritet të largohet nga klubi në fund të muajit pas finales së Copa del Rey ndaj Barcelonës

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti pritet të largohet nga klubi pas finales së Kupës së Mbretit më 26 Prill, bën të ditur Sky Sports News, përcjell Periskopi.

Ancelotti hodhi dyshime mbi të ardhmen e tij si trajner i Realit pas humbjes së mërkurës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit, ku ekipi i tij humbi 2-1 në shtëpi dhe 5-1 në total.

Kuptohet se 65-vjeçari do të qëndrojë në vend deri në finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës në Sevilje, por pritet të largohet nga klubi pas asaj ndeshje.

Duke folur për të ardhmen e tij në Real pas humbjes së të mërkurës mbrëma ndaj Arsenalit, Ancelotti tha: “Ndoshta klubi vendos të më zëvendësojë dhe ndoshta mund të jetë këtë vit, ose vitin e ardhshëm kur kontrata ime të përfundojë”. /Periskopi/

Shpërndaje në: