Votohet unanimisht raporti për verifikimin e mandateve
Kuvendi i Kosovës ka votuar raportin e ri të komisionit të vjetër, për verifikimin e mandatave, me 119 vota pro, shkruan Periskopi.
Tash ka nisur pika e dytë e rendit të ditës e që është betimi i 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës të dalur nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Pas kësaj pike pritet të propozohet emri i kandidatit për kryetar të ri të Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetarëve.



