Pas dy dështimeve, të hënën vazhdon përpjekja për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Pas dy dështimeve, të hënën vazhdon përpjekja për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën e sotme pas dështimit për herë të dytë të zgjedhjes kryeparlamentare të Albulena Haxhiut, të cilën e propozoi partia e saj për këtë pozitë, shkruan Periskopi.

Kuvendi i Kosovës as sot nuk ka arritur të zgjedhë kryetarin e ri. Edhe pas dy përpjekjeve, kandidatura e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

“Seanca ndërpritet për 48 orë, vazhdon të hënën në orën 15:00”, tha Dehari.

 

Në të dy raundet e votimit, Haxhiu mori nga 57 vota, duke dështuar të arrijë kuotën prej 61 votash që kërkohet për të marrë këtë post. 

 

Pas votimit të dytë, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, vendosi ta ndërpresë seancën për 48 orë. Ai njoftoi se seanca do të vazhdojë të hënën, në ora 15:00.

Kujtojmë se para votimit Glauk Konjufca ka lutur edhe deputetët e opozitës që ta votojnë Haxhiun për deputete.

TENTATIVA E DYTË – Dështon sërish VV`ja me Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

 

 

Shpërndaje në: