Prishtina fiton bindshëm ndaj Dritës në ”Fadil Vokrri”, kalon në finale të Kupës së Kosovës

Prishtina fiton bindshëm ndaj Dritës në ”Fadil Vokrri”, kalon në finale të Kupës së Kosovës

Prishtina ka arritur të kualifikohet në finalen e Kupës së Kosovës.

Bardhekaltërit shënuan fitore bindëse ndaj Dritës në ndeshjen e dytë gjysëmfinale, e cila u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri”, ku rezultati përfundimtar ishte 4-0.

Skuadra e drejtuar nga Arsim Thaqi e siguroi fitoren qysh në pjesën e parë, ku shënoi tre gola.

Ardian Muja shënoi dy golat e parë, në minutat 9′ dhe 39′.

Albin Krasniqi me një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 44-të, vulosi fitoren e Prishtinës dhe kualifikimin në finalen e madhe, pasi rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet është 4-0.

Në finale Prishtina do të përballet me Llapin, e cila e eliminoi Drenicën./Periskopi/

Shpërndaje në: