Therën me thikë dy persona në Prishtinë, dërgohen në QKUK

Therën me thikë dy persona në Prishtinë, dërgohen në QKUK

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Nga policia është shtuar se për shkak të përleshjes dy persona kanë marrë lëndime nga thika, të cilët janë dërguar në QKUK.

‘‘Rreth orës 13:00, është raportuar për një përleshje në mes të disa personave në lagjen Kalabria, në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika).

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit i cili më pas është paraqitur në polici.

Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen’’, ka njoftuar Policia./Periskopi/

Shpërndaje në: