Përpjekja e nëntë: Nis seanca për konstituimin e Kuvendit – A do të tejkalohet ngërçi?

Përpjekja e nëntë: Nis seanca për konstituimin e Kuvendit – A do të tejkalohet ngërçi?

Ka nisur vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Kjo do jetë përpjekja e nëntë për konstituimin e Kuvendit, transmeton Periskopi.

Ende nuk dihet nëse do të tejkalohet ngërçi i krijuar  lidhur me votimin e kandidates për kryetare të Kuvendit.

Në seancë janë të pranishëm 110 deputetë.

Seanca drejtohet nga deputeti më i vjetër në moshë Avni Dehari. /Periskopi/

Shpërndaje në: