Gjykata Supreme liron katër ‘pelegrinët’ e arrestuar në Gjakovë
Gjykata Supreme ka vendosur t’i lirojë katër pelegrinët që u arrestuan në Gjakovë ditë më parë.
Të njëjtit ishin arrestuar për armëmbajtje pa leje, përcjell Periskopi.
Ministri në detyrë, Sveçla, kishte thënë se të njëjtit, kishin edhe harta e fotografi të terroristëve të Banjskës.
Në vendimin e Gjykatës Supreme të publikuar nga gazetari Kreshnik Gashi, thuhet se ata duhet të lirohen menjëherë.
Supremja e ka aprovuar ankesën e avokatëve për mbrojtje të ligjshmërisë.




