Rënia e Kosovës për 24 pozita në Indeksin vjetor të lirisë së shtypit, AGK thërret konferencë për media para ndërtesës së Qeverisë

Rënia e Kosovës për 24 pozita në Indeksin vjetor të lirisë së shtypit, AGK thërret konferencë për media para ndërtesës së Qeverisë

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me një rënie të re, drastike të Kosovës në renditjen e re të Indeksit Vjetor të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, shkruan Periskopi.

AGK njofton se do të mbajë konferencë për media në ora 12:00, para ndërtesës së Qeverisë.

POSTIMI I PLOTË: 

Të nderuar kolegë,

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ju fton të merrni pjesë në një konferencë të jashtëzakonshme për media që do të mbahet sot, 02 maj, nga ora 12:00, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Para medieve do të flasë kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, i cili do të adresojë rangimin e fundit të Indeksit të Lirisë së Mediave, të Reporterëve Pa Kufij.

Ju mirëpresim!

AGK për Indeksin e Lirisë së Mediave: Reflektim i politikës armiqësore nga qeveria e VV-së, Kosova radhitet e 99-a

Shpërndaje në: