Real Madrid ia hap derën për t’u larguar Rodrygos, tri klubet angleze vihen në aksion
Real Madridi raportohet se po konsideron një lëvizje shokuese për të shitur Rodrygo Goes këtë verë nëse vjen një ofertë e pranueshme.
Reprezentuesi brazilian ka realizuar 14 gola në të gjitha garat deri më tani këtë sezon dhe ai mbetet zgjidhja e parë për Carlo Ancelottin, por ai thuhet se ka mbetur i frustruar nga mungesën e tij të protagonizmit.
24-vjeçari ka kontratë me Madridin deri në vitin 2028, kështu që ‘Los Blancos’ nuk janë në presion të menjëhershëm për ta larguar atë, por janë të hapur të dëgjojnë propozime, raporton Telegrafi transmeton Periskopi.
Rodrygo më parë nuk ka dhënë shenja se ka një interesim për t’u larguar nga Madridi, por gjiganti spanjoll është i hapur ndaj ofertave në regjionin e 85 milionë eurove, me tri klube angleze që po e kërkojnë atë.
Manchester United kishte shprehur më parë interesim për të, por dy ekipet favorite janë Manchester City dhe Liverpooli, sipas Mundo Deportivo.
Pep Guardiola po rindërton sulmin e tij me Omar Marmoush i cili u transferua gjatë janarit në ‘Etihad Stadium’ për të luajtur përkrah Erling Haaland.
Arne Slot në anën tjetër do të ketë para të mëdha për të shpenzuar nga pronarët e Liverpoolit, pasi siguruan titullin kampion këtë sezon.
Sidoqoftë, Real Madridi ka pak gjasa se do të marrë ndonjë vendim përfundimtar për transferime deri në momentin kur do të kenë një pamje të qartë se kush do të jetë trajneri i tyre sezonin e ardhshëm, me Ancelottin që po përgatitet të largohet.
Xabi Alonso është në rrugën e duhur për t’u ulur në stolin e madrilenëve gjatë javëve në vazhdim dhe do të dëshirojë të vlerësojë ekipin e plotë si një prioritet.



