Vrasja në tentativë në Prishtinë, arrestohen katër persona të moshës së re

Vrasja në tentativë në Prishtinë, arrestohen katër persona të moshës së re

J.B., 19-vjeçar, K.K., 19-vjeçar, A.Xh, 18-vjeçar dhe O.A. 18-vjeç kanë rënë nën prangat e Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Siç thuhet në njoftimin e policisë, njër nga viktimat me të cilat ishin përleshur kishin pësuar lëndime trupore nga nëj mjet I mprehtë, shkruan Periskopi.

Që të katërt janë arrestuar për veprën penale “Vrasje në tentative”.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen katër të dyshuar për rastin vrasje në tentativë

Prishtinë, 04 maj 2025 –  Mbrëmë nga zyrtarët policor të kryeqytetit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për rastin “Vrasje në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë , me ç’ rast, një nga viktimat kishte pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë, përderisa të tjerët si rezultat i përleshjes.

Ndërkohë që kanë vazhduar veprimet hetimore të policisë, janë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarit;

J. B,  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

K. K,  mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

A. XH,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

O. A,  mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ndaj të  cilëve policia ka  iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Vrasja në tentativë” si dhe “Lëndim i rëndë trupor” dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.

Shpërndaje në: