Trump për foton si Papë e krijuar me AI: Nuk kam lidhje me të
Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar për herë të parë mbi fotografinë virale të krijuar me inteligjencë artificiale, në të cilën ai paraqitet i veshur si Papë. Imazhi u shpërnda fillimisht në Truth Social dhe më pas edhe nga llogaria zyrtare e Shtëpisë së Bardhë në platformën “X”.
“Nuk kam asnjë lidhje me të, dikush më bëri një foto të veshur si Papa dhe e hodhën në internet”, tha Trump, duke e mohuar përfshirjen personale në krijimin apo publikimin e saj.
Ai shtoi më tej: “Katolikët e donin atë”.
I pyetur nëse kishte ndonjë reagim personal, Trump u shpreh se edhe bashkëshortja e tij e kishte vlerësuar me humor.
“Nuk e kam bërë unë, nuk e kam idenë se nga erdhi. Nuk di asgjë për të, në fakt gruaja ime mendon se ishte e lezetshme”./Periskopi/



