Fadil Fazliu telefonon nga burgu i Hagës për përvjetorin e vëllait të tij, heroit Bahri Fazliu

Fadil Fazliu telefonon nga burgu i Hagës për përvjetorin e vëllait të tij, heroit Bahri Fazliu

Fadil Fazliu i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, ka telefonuar nga burgu për përvjetorin e vëllaut të tij, heroit, Bahri Fazliu.

Lajmin e ka konfirmuar djali i tij, Fahriu, transmeton Periskopi.

“Lavdia u takon atyre që ranë për këtë vend,” tha ai – me zërin që mbante dhimbjen e mungesës, por edhe krenarinë e pathyeshme për sakrificën”, shkroi mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

Një zë nga larg, një kujtim që s’fiket…
Sot, në përvjetorin e rënies së Bahri Fazliut, Hero i Kombit, nga burgu i Hagës telefonoi vëllai i tij, Fadil Fazliu.
Larg atdheut, larg familjes, larg tokës për të cilën luftuan bashkë, larg varrit të tij.
“Lavdia u takon atyre që ranë për këtë vend,” tha ai – me zërin që mbante dhimbjen e mungesës, por edhe krenarinë e pathyeshme për sakrificën.
Kanë kaluar 27 vite, por plagët e kohës nuk shërohen lehtë.
Fadili është ende në Hagë, në pritje të drejtësisë.
Liri për Fadil Fazliun.
Drejtësi për çlirimtarët!
Nderim i përjetshëm për dëshmorët e kombit!

Shpërndaje në: