Aksident mes dy kamionëve në Drenas, lëndohen dy persona, Policia jep detaje

Aksident mes dy kamionëve në Drenas, lëndohen dy persona, Policia jep detaje

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot (premte) mes dy kamionëve në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit.

Rastin për Periskopin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete(kamionë). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Ahmeti ka treguar se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal./Periskopi/

Shpërndaje në: