Tre vetura të përfshira, dyshohet për të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Fushë Kosovë.
Sipas fotografive të dërguara nga lexues të Klankosova.tv, një veturë shihet të jetë dëmtuar rëndë, derisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes.
Nga ky aksident janë krijuar dhe kolona të gjata.
Klankosova.tv ka kontaktuar me organet e rendit dhe është ende në pritje të një përgjigje./Periskopi/



