Tre të therur në Podujevë
Tre persona janë therur me thikë pas një zënke.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Podujevë.
Dy nga të lënduarit për shkak të lëndimeve janë përcjellur për trajtim në QKUK në Prishtinë.
Lajmi u konfirmuar nga drejtori i Qendres Emergjente. Naser Syla.
“Kanë qenë dy persona të lënduar me mjet të mprehtë. Një nga ta pas trajtimit të marrë në QE është liruar në shtëpi, kurse tjetri po e vazhdon trajtimin në Klinikën Torakale”, deklaroi Syla për Klankosova.tv.
Nuk dihet ende se si ka ndodhur apo arsyet e rastit./Periskopi/



