Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 14 arrin në 29.53% në Shqipëri

Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 14 arrin në 29.53% në Shqipëri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur të dhënat më të fundit për pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhjet e sotme, deri në orën 14:00.

Sipas njoftimit, nga 2276 qendra votimi që kanë raportuar deri më tani, pjesëmarrja ka arritur në 29.53%.

Krahasuar me zgjedhjet lokale të mbajtura dy vite më parë, ka një rritje prej rreth 2.2%. Megjithatë, në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021, shifra është më e ulët – atëherë pjesëmarrja deri në këtë orar ishte 35.62%./Periskopi/

Shpërndaje në: