Edhe Ramush Haradinaj i shkon në takim presidentes Osmani

Edhe Ramush Haradinaj i shkon në takim presidentes Osmani

Pos të parit të PDK-së, Memli Krasniqi, edhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, raporton Periskopi.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili.

“Po, kryetari Ramush Haradinaj do të marrë pjesë”, ka thënë ai, ka thënë ai për klankosova.

Presidentja Vjosa Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Ajo tashmë ua ka dërguar ftesat për takimet e para me liderët e partive politike.

“Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet.” – tha Bekim Kupina nga Zyra e Presidencës.

Memli Krasniqi i thotë “PO” ftesës për takim nga presidentja Osmani

Shpërndaje në: