Policia e Kosovës nis fushatën për sigurinë e këmbësorëve dhe çiklistëve

Policia e Kosovës nis fushatën për sigurinë e këmbësorëve dhe çiklistëve

Në kuadër të Javës Globale të Sigurisë Rrugore, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të marrë pjesë aktive në fushatën ndërkombëtare që do të zhvillohet nga 12 deri më 18 maj.

Fushata do të fokusohet te rritja e sigurisë për këmbësorët dhe çiklistët, të cilët janë ndër pjesëmarrësit më të rrezikuar në trafik.

Tema e sivjetme, “Të bëjmë ecjen dhe çiklizmin të sigurt”, synon të ndërgjegjësojë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve për rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit./Periskopi/

Shpërndaje në: