Emocionohet Ancelotti: Do të jem tifoz i Real Madridit për gjithë jetën time

Emocionohet Ancelotti: Do të jem tifoz i Real Madridit për gjithë jetën time

Carlo Ancelotti është paraqitur sot në konferencë për media para ndeshjes ndaj Mallorcas.

Trajneri italian është deklaruar pas zyrtarzimit të largimit të tij nga klubi, shkruan GazetaBlic Sport, transmeton Periksopi.

“Po largohem pas 4 vitesh ku fituam shumë trofe. Kjo përvojë do të mbetet me mua përgjithmonë. Nëse dikush do të më thoshte se do të fitoja 11 tituj në 4 vjet, do të thoja se kjo është e pamundur”, tha fillimisht ai.

“Unë do ta dua Real Madridin dhe ata do të më duan mua. Do të jem tifoz i këtij klubi për gjithë jetën time”, përfundoi Ancelotti.

Shpërndaje në: