Kurti shkon në Qeveri, pak para takimit me Osmanin
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës para pak minutash, derisa në orën 13:00 parashihet që të takojë presidenten Vjosa Osmani, bashkë me kryetarët e partive të tjera.
Në pamjet e Nacionales Kurti shihet duke hyrë në Qeveri.
Theksojmë se nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë treguar se nuk kanë ndonjë pritje nga ky takim.
Deputeti Mefail Bajqinovci ka deklaruar se kompetencat e presidentes nuk kanë ndonjë fuqi, duke folur për takimin e thirrur për sot nga Vjosa Osmani.
“Presidentja ka shpreh vullnetin që t’i takojë së bashku grupet parlamentar, partitë politike, por ju e dini që kompetencat e presidentes nuk kanë ndonjë fuqi që të ketë ndonjë mundësi që t’i përafrojnë partitë politike. Të shohim si do të rrjedhë ky proces” – ka thënë ai./Periskopi/



