Shqipëria mbyll finalen e Eurovision 2025: “Zjerm” e Shkodrës Elektronike elektrizon publikun

Shqipëria mbyll finalen e Eurovision 2025: “Zjerm” e Shkodrës Elektronike elektrizon publikun

Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2025 u mbyll me performancën përfaqësuese të Shqipërisë, ku grupi Shkodra Elektronike u ngjit në skenë i fundit në renditje, duke lënë një përshtypje të fuqishme te publiku dhe juria.

Kënga “Zjerm”, e interpretuar nga Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, ndezi atmosferën që në sekondat e para të performancës, me brohoritje të gjata dhe të pandërprera nga publiku në arenën e Bazelit.

Performanca e tyre ka marrë vëmendje të veçantë edhe nga mediat ndërkombëtare. CNN, në një artikull të veçantë të gazetarit Rob Picheta, e ka renditur “Zjerm” si këngën më të vlerësuar të finales, duke e përshkruar si unike dhe jashtë çdo norme të zakonshme të Eurovisionit.

Në një prononcim për CNN, këngëtarja Beatriçe Gjergji tha se nuk janë fansa të mëdhenj të festivalit dhe se “Zjerm” nuk përfaqëson zakonisht stilin e tyre muzikor, por kjo distancë emocionale ka qenë një avantazh. “Nuk ka asgjë tjetër si kjo performancë në skenë, dhe për këtë arsye po marrim vëmendjen e merituar nga fansat,” theksoi ajo./Periskopi/

LIVE: Nis finalja e “Eurovisionit”, Shqipëria performon e fundit

Shpërndaje në: