Ndahet nga jeta ish-futbollisti Liverpoolit, Willie Stevenson

Ndahet nga jeta ish-futbollisti Liverpoolit, Willie Stevenson

Një nga emrat e njohur të historisë së Liverpoolit, Willie Stevenson, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.

I lindur në Edinburg, Stevenson ishte një mbrojtës i majtë i talentuar, i cili iu bashkua Liverpoolit në tetor të vitit 1962, pasi u transferua nga Rangers me kërkesën e trajnerit legjendar, Bill Shankly.

Gjatë karrierës së tij në “Anfield”, ai ishte pjesë thelbësore e një epoke të artë për klubin. Ai ndihmoi Liverpoolin të fitonte dy herë titullin e kampionit të Anglisë, në vitet 1964 dhe 1966, si dhe të siguronte suksesin e parë të klubit në FA Cup në vitin 1965.

Në sezonet e tij me Liverpoolin, humbi vetëm nëntë ndeshje të ligës, një tregues i rëndësisë që kishte në skuadër. Ai ishte po ashtu pjesë e ekipit që fitoi medaljen e dytë në Kupën e Fituesve të Kupave në vitin 1966.

Gjatë qëndrimit në Liverpool, Stevenson shënoi 18 gola, përfshirë edhe një penallti vendimtare në fitoren 2-0 kundër Chelseat në gjysmëfinalen e FA Cup 1965.

Pas largimit nga Liverpooli, ai vijoi karrierën në disa klube të tjera, përfshirë Stoke City, Tranmere Rovers, Vancouver Whitecaps, Limerick dhe Macclesfield Town, ku edhe e mbylli karrierën si futbollist./Periskopi/

Shpërndaje në: