Publikohen pamjet e Shemsi Bahtirit duke u futur në gjykatë që u suspendua nga VV’ja pasi u arrestua për trafikim droge

Publikohen pamjet e Shemsi Bahtirit duke u futur në gjykatë që u suspendua nga VV’ja pasi u arrestua për trafikim droge

Në pranga ranë si grup, por në gjykatore erdhën të ndarë të mërkurën.

22 të arrestuarit nën dyshimin për trafikim me narkotikë u sollën në Departamentin e Krimeve të Rënda në seancën dëgjimore për caktimin e paraburgimit.

Në krye të gjithë këtyre të kapurve në operacionin “Qielli i Thyer” është Shemsi Bahtiri, që u raportua se është i afërt me Vetëvendosjen.

Në fillimin e seancës që nisi me vonesë, prokurori special njoftoi se hetimet u autorizuan nga viti i shkuar, derisa mbledhja e informatave ka nisur shumë më herët.

Prokurori shpjegoi në detaje se si grupi i qarkullonte lëndët narkotike.

“Klan Kosova” publikoi pamje kur Shemsi Bahtiri – anëtari i Vetëvendosjes që u arrestua dje në aksionin e madh policor të antidrogës – futet në gjykatë për caktimin e masës ndaj tij./Periskopi/

VIDEO

Shpërndaje në: