TikTok rikthehet sërish në Shqipëri

TikTok rikthehet sërish në Shqipëri

TikTok klikohet dhe hapet në Shqipëri, raporton “A2NewsCNN”.

Platforma TikTok, e bllokuar nga qeveria shqiptare, ka filluar të funksionojë sërish. Ndonëse ndalesa është ende në fuqi, qasja në të mund të kryhet lehtësisht edhe pa VPN, shkruan mediumi shqiptare, raporton A2CNN, transmeton Periskopi.

eria e Shqipërisë në mars kishte marrë vendim për ta ndaluar për një vit TikTok-un.

Lëvizja erdhi pas vrasjes me thikë në Tiranë të 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar, pas një sherri të nisur në rrjetet sociale. Kryeministri Edi Rama, njoftoi këtë nismë të qeverisë dhe më pas ajo u hodh për konsultim me prindërit nëpër shkolla në dhjetor të vitit 2024. Rama tha në atë kohë se mbyllja e kësaj platforme do të bëhej në javët e para të janar, ndërsa vendimi u mor në mars.

“Periudha zgjedhore duket se nuk ka lodhur vetëm politikën por edhe sistemet online të shtetit. Zotimi i qeverisë për të mbyllur një vit TikTok nuk zgjati më shumë se një muaj pasi me përfundimin e procesit elektoral, aksesi në këtë platformë, de facto është lehtësuar sërish”./Periskopi

Shpërndaje në: