Kurti e Haxhiut s’i bëhet vonë: Mbyllin sy e veshë për trajtimin çnjerëzor të ish-krerëve të UÇK në Hagë

Kurti e Haxhiut s’i bëhet vonë: Mbyllin sy e veshë për trajtimin çnjerëzor të ish-krerëve të UÇK në Hagë

Janë bërë afro 5 vjet  prej kur ish-krerët e UÇK-së janë duke u gjykuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Që nga ajo kohë mbrojtja e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe të tjerëve vazhdimisht janë ankuar për padrejtësitë që po bëhen ndaj tyre. Për këto padrejtësi ishte organizuar protesta, por nga Qeveria Kurti, tani në detyrë nuk ishte ndërmarr ndonjë hapë, saktësisht nga Ministria e Drejtësisë, shkruan Periskopi.

Anipse u deklarua si i interesuar për t’i vizituar, kryeministri në detyrë, Albin Kurti kishte hezituar t’i plotësonte formularët që ishin kërkuar nga Gjykata Speciale.

“Unë e kam menduar vizitën në Hagë dhe kam qenë i interesuar të shkoj, por faktori kryesor që më ka ndalur të shkoj është që duhej plotësuar shumë dokumente, formularë ku t’i nënshkruaj në dokumentet e Gjykatës Speciale. Unë nuk kam dashur ta bëj atë gjë, unë kam konsideruar e edhe sot mendoj që është gabim ajo”, kishte thënë Kurti në atëkohë.

Njëjtë si shefi i saj edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë 4 viteve nuk ka bërë asgjë në lidhjet me atë që po ndodhë në Hagë.

 

4 shkeljet më të rënda që Gjykata Speciale bëri ndaj ish-krerëve të UÇK

Kufizimi dhe përgjimi i bisedave

Prokuroria Speciale e Hagës kishte propozuar rregulla strikte të paraburgimit për Thaçin dhe të tjerët.

Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte kërkuar që Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet përpos me avokatët e tyre, por lë mundësinë e lejimit vetëm për një listë të ngushtë personash të cilët duhet të aprovohen paraprakisht nga trupi gjykues

ZPS-ja ka thënë që ata tre kanë bërë shkelje duke zbuluar identitetet e dëshmitarëve të mbrojtur dhe duke ua shpërndarë përmbajtjen e dëshmive konfidenciale personave që i kanë vizituar në Qendrën e Paraburgimit.

Vlen të përmendet se Specialja është treguar e ashpër me kufizimet për vizitat në rastet kur të akuzuarit kanë humbur familjarët e tyre.

Ndërkohë para disa ditësh në media u raportua se Thaçi dhe të tjerët janë ankuar edhe për kufizime ekstreme në komunikimet bazike me avokatë.

“Trajtimi çnjerëzor” – Si u injoruan ish-krerët e UÇK nga Avokati i Popullit në Hagë

Krerët e UÇK-së janë ankuar për “trajtime çnjerëzore” nga Njësia e Paraburgimit, si dhe për një sërë shkeljesh të tjera të rënda që, sipas tyre, janë injoruar nga Avokati i Popullit, ndonëse ai është mandatuar pikërisht për të adresuar raste të tilla.

Madje, i kanë bërë të ditur se me këtë qasje të heshtur, ai ka cenuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Siç u pat raportuar në media, Avokati i Popullit pranë Dhomave të Specializuara ka qenë i pasinqertë kur në prill të këtij viti, gjatë një interviste për T7, minimizoi ankesat e të paraburgosurve, duke i reduktuar ato në “ankesa për ushqim dhe rregullat e burgut”.

Një deklaratë e tillë, siç i kanë thënë burimet e mediumit, nuk paraqet në asnjë mënyrë gjendjen e vërtetë të krerëve të UÇK-së në paraburgim.

 

Refuzimi i garancisë së Policisë së Kosovës për lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK

 

Policia e Kosovës po duket e paaftë në sytë e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.

Prokuroria së fundmi, ka dorëzuar parashtrime teksa shpreh dilema për kapacitetet e Policisë së Kosovës.

Kjo për ta zbatuar arrestin shtëpiak, si masë më e butë për ish-krerët e UÇK-së.

Nga dokumentet zbulohet se njëra ndër problemet që Prokuroria e Hagës e ka përmendur ndaj Policisë, janë mesazhet e koduara.

“Prokuroria shpreh shqetësimin e saj për mungesën e informacionit në lidhje me aftësinë e Policisë për të zbuluar mesazhe të koduara. Mbrojtja përsërit se nuk është sugjeruar kurrë që Z. Veseli të ketë përdorur mesazhe të koduara. Për më tepër, aftësia e Regjistrit për të zbuluar mesazhe të koduara nuk është shpjeguar kurrë dhe pamundësia e supozuar e Policisë së Kosovës për ta bërë këtë nuk është vërtetuar kurrë – përveçse thuhet se ata nuk mund të jenë të vetëdijshëm për informacionin konfidencial në lidhje me çështjen. Edhe në mungesë të informacionit specifik të çështjes, megjithatë, arsyeja e shëndoshë dikton që afërsia gjuhësore dhe kulturore e Policisë së Kosovës duhet t’i bëjë ata të paktën, nëse jo më të aftë, të zbulojnë mesazhet e koduara”, thuhet në këtë parashtresë.

Marrja e provave përmes Serbisë

Ajo çka është kritikuar ashpër është fakti se trupi gjykues kishte pranuar prova nga Serbia si të besueshme në lidhje me rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. Kjo nuk ishte pritur mirë, duke marrë parasysh se Serbia është vend armiqësor ndaj Kosovës, dhe ka qëndrime armiqësore ndaj UÇK.

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: