Gjithçka e kryer: Kevin De Bruyne është futbollist i ri i Napolit
Kevin De Bruyne do të zyrtarizohet shumë shpejt si futbollist i Napolit.
Belgu ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me kampionin e Italisë.
De Bruyne do të jetë në Napoli të enjten për vizitat e tij të fundit mjekësore, ka konfirmuar Fabrizio Romano.
Ai do t’i bashkohet skuadrës së Antonio Contes, si lojtar i lirë, pas skadimit të kontratës së tij me Manchester Cityn, ku ka kaluar dekadën e fundit, duke fituar gjashtë tituj të Premier League dhe trofeun e parë të Ligës së Kampionëve për klubin./Periskopi/



