Rafuna: Kërkesa e bizneseve është që brenda 10 ditëve ZRRE ta pezullojë vendimin
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, në protestën e cila është duke u mbajtur në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë ka kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) që të pezullojë vendimin brenda 10 ditëve.
“Ne duam tranzicion nuk duam imponim. Që brenda 10 ditëve që ZRRE-ja ta pezullojë vendimin për daljen në Treg të Lirë. Qeveria e Kosovës të ulët me ZRRE-në dhe të gjejë një mekanizëm ose edhe masat të cilat do t’i ndihmojnë biznesit që mos të vërjet efektin negativë”, tha ai, raporton Periskopi.
Rafuna ka treguar se kjo protestë është e 1 mijë e 300 bizneseve apo 50 përqind të ekonomisë së vendit.
“Kjo protestë është e 1 mijë e 300 bizneseve apo 50 përqind të ekonomisë së Kosovës. 50 përqind të punësuarëve në sektorin privat”, tha ai./Periskopi



