169 indianë, 53 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez në bord të avionit të Air India që u rrëzua në Ahmedabad

169 indianë, 53 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez në bord të avionit të Air India që u rrëzua në Ahmedabad

Një avion i kompanisë Air India, që fluturonte nga Ahmedabad drejt aeroportit Gatwick në Londër, u rrëzua sot pas ngritjes, duke shkaktuar një aksident tragjik. Është bërë e ditur se në bord ishin 242 persona.

Sipas njoftimit zyrtar në X të kompanisë, në bord ndodheshin 169 shtetas indianë, 53 britanikë, 7 portugezë dhe 1 kanadez.

Sipas The Guardian, zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe ka bërë me dije se po punon me autoritetet lokale në Indi për të “vënë sa më shpejt në vend faktet e ngjarjes dhe për të ofruar mbështetje për të përfshirët”.

Është bërë e ditur se, të plagosurit po transportohen në spitalet më të afërta, ndërsa Air India ka vendosur një linjë telefonike të dedikuar për informacion mbi pasagjerët.

Autoritetet indiane dhe ndërkombëtare po vazhdojnë hetimet për shkakun e rrëzimit, ndërsa ekipet e emergjencës janë në terren për shpëtim dhe ndihmë./Periskopi/

Shpërndaje në: