Vendoset pllaka përkujtimore në Gjermani në ndërtesën ku operonte Qeveria Bukoshi, ambasadori atje jep detaje

Vendoset pllaka përkujtimore në Gjermani në ndërtesën ku operonte Qeveria Bukoshi, ambasadori atje jep detaje

Për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës, në Gjermani u zbulua një pllakë përkujtimore.

Për këtë ka shkruar Faruk Ajeti, ambasador i Kosovës në Gjermani.

Ai ka thënë se ky është një akt mirënjohje dhe respekti nga shteti gjerman.

Kjo pllakë është vendosur në ndërtesën ku funksiononte Qeveria e Kosovës në ekzil e cila udhëhiqej nga Bujar Bukoshi që ndërroi jetë gjatë kësaj jave.

“Zbulimi i kësaj pllake përkujtimore – sot më 12 qershor për Ditën e Çlirimit të Kosovës – nuk është vetëm një akt simbolik. Është një akt mirënjohjeje dhe respekti – fillimisht për historinë tonë, për njerëzit tanë, për institucionet tona të atëhershme që vepruan në kushte të jashtëzakonshme, si dhe për shtetin mik gjerman, i cili ishte i vetmi shtet që asokohe e lejoi funksionimin e Qeverisë në ekzil në territorin e tij”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot Kosova shënon 26 vjetorin e çlirimit të saj./Periskopi/

Shpërndaje në: