Arrestohet një shtetas gjerman në Iran, akuzohen se filmoi zona të ndjeshme ushtarake dhe bërthamore
Irani ka arrestuar një shtetas gjerman, të cilin e akuzon për spiunazh në zona të ndjeshme ushtarake dhe bërthamore.
I arrestuari u përshkrua nga kanali shtetëror iranian si “shtetas gjermano-hebre dhe spiun” dhe i cili është ndaluar në provincën Markazi.
Zyrtarët iranian kanë pretenduar se i arrestuari ka kryer dhjetëra raste spiunazhi dhe se në Iran kishte hyrë si një turist, teksa ka filmuar “zona të ndjeshme në të gjithë vendin”, shkruan BBC, transmeton Periskopi.
Një numër i paspecifikuar personash në disa provinca, përfshirë Markazin, Isfahanin dhe Teheranin, janë ndaluar për akuza të ngjashme që nga nisja e sulmeve të Izraelit kundër Iranit./Periskopi/



