Lufta Izrael-Iran, eksperti i sigurisë: Kosova fatbardhësisht është kah SHBA-ja, Serbia mund t’i përdor dronët iranian nëse i jepet mundësia
Tash e dhjetë ditë në Lindjen e Mesme ka nisur lufta mes Izraelit dhe Iranit, dy shtete të cilat kanë pushtuar qiellin e njëra-tjetrës me raketa, e deri tani numërohen qindra të vdekur, raporton Periskopi.
Në mëngjesin e së shtunës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me gjashtë avionë bombardues të tipit B-2 hodhën dymbëdhjetë bomba speciale të tipit GBU-57 për shkatërrimin e bunkerëve në Fordo dhe dy në Natanz në Iran.
Në një kohë kur vëmendja e fuqive të mëdha ndërkombëtare është përqendruar në Lindjen e Mesme, ka shqetësime serioze se Serbia mund ta shfrytëzojë këtë situatë për të avancuar agjendat e saj në veriun e Kosovës.
Eksperti i sigurisë, Avni Ismani duke folur për Periskopin, tha se Kosova nuk është e rrezikuar nga lufta në Lindjen e Memse, meqë është e rreshtuar përkrah aleatit të saj, SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.
Megjithatë, shtoi se mund të jetë e rrezikuar nga Serbia, e cila ka kohë që ka blerë dronë nga Irani, të cilët mund t’i përdor në rast përshkallëzimi të situatës.
”Kosova në këtë rast fatbardhësisht është e rreshtuar kah vendet e perëndimit ku edhe sot patëm deklaratë të kryeministrit në detyrë ku tha se i përkrah sulmet amerikane.
Cka është e rëndësishme në këto momente, kur dihet se kemi një armik të përbetuar Serbinë e cila ka marrëdhënie të shkëlqyera me Iranin dhe konsiderohet se një numër të madh të dronëve i ka blerë nga Irani dhe mund t’i përdor në situata të caktuara nëse i jepet mundësia”, u shpreh ai.
Islami bëri thirrje që udhëheqësit e shtetit të investojnë më shumë në inteligjencën e vendit.
”Bëj thirrje që cilado qeverisje të vie, të investojë në siguri e në vecanti në inteligjencë e cila i paraprin proceseve ku kjo meret me parandalimin qoftë të një veprimi terrorist që mund t’i kanoset Kosovës”, u shpreh Islami.
“Impiantet me rëndësi vendimtare për pasurimin e uraniumit të Iranit janë shkatërruar plotësisht”, tha Presidenti i SHBA-së Donald Trump.
Sipas tij ishin bombarduar impiantet nëntokësore të pasurimit të uraniumit në Fordo, si dhe në Natans dhe Isfahan.
”Irani tani duhet të zgjedhë rrugën e paqes, përndryshe sulmet e ardhshme do të jenë shumë më të mëdha”, u shpreh Trump./Periskopi/



