‘Demokracia Serbe’ pretendon se armët “u vendosën nga dikush, qëllimisht” në pronën e Arsenijeviqit

‘Demokracia Serbe’ pretendon se armët “u vendosën nga dikush, qëllimisht” në pronën e Arsenijeviqit

‘Demokracia Serbe’, partia kryetar i të cilës është Aleksandar Arsenijeviq, ka mohuar se armët e gjetura dje nga Policia e Kosovës i përkasin Arsenijeviqit.

Në një komunikatë për media ‘Demokracia Serbe’ pretendon se ato armë janë vendosur nga dikush në pronën e tij dhe se “armët kanë për synim diskreditimin e kryetarit tonë në sy të ndërkombëtarëve dhe publikut vendor – dhe që fizikisht t’ia kufizojnë angazhimin politik”.

“Në momentin kur kryetari Aleksandar Arsenijeviq shkoi në Serbi, mori telefonatë nga Policia e Kosovës që ai kishte ‘groposur armë’ në vilën e tin në fshatin Vallaq, në shtallë”.

“Do të përdorim të gjitha mjetet e lejuara dhe ligjore për të mbrojtur liderin tonë, i cili ka qenë gjithmonë i pari për të mbrojtur të drejtat e popullit tonë – prandaj edhe e goditën”, thuhet në komunikat.

Nga Policia e Kosovës kanë thënë se në momentin që haset në Arsenijeviqin, ky i fundit do të intervistohet menjëherë./Periskopi/

Shpërndaje në: