Ngërçi në Kuvend: Nis seanca e 36-të

Ngërçi në Kuvend: Nis seanca e 36-të

Ka filluar seanca e 36-të në përpjekje për ta konstituar legjislaturën e nëntë të Kuvendit të Kosovës, raporton Periskopi.

Në 35 herët e kaluara dështoi të konstituohet Kuvendi.

Seanca e parë u mbajt më 15 prill. 26 herë me radhë seanca po dështon te pika e njëjtë, te Komisioni për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Ka dështuar të votohet ky Komision në mungesë të votave.

Vetëvendosja s’ka shumicë parlametare.

Partitë ish-opozitare i kanë dhënë 40 emra të pranueshëm nga 48 deputetë sa i ka Vetëvendosje për kryetar të kuvendit./Periskopi/

 

Shpërndaje në: